Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri i Italisë thyen heshtjen pas kritikave

Gianluigi Donnarumma ka reaguar pas kritikave që i ka marrë për gabimin e tij ndaj Real Madridit, ekip që eliminoi Paris Saint-Germainin në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

23-vjeçari ishte fajtori kryesor për golin e parë të Realit, që e shënoi Karim Benzema, i cili e mbylli ndeshjen me “hat-trick” për t’i siguruar spanjollëve fitoren dhe kalimin në çerekfinale të Championsit.

Pas ndeshjes, Donnarumma mori kritika të ashpra nga mediumet franceze, që e cilësuan portierin si fajtorin kryesor për eliminimin e PSG-së.

Megjithatë, dy ditë pas humbjes në “Santiago Bernabeu”, Donnarumma ka shfrytëzuar “Twitterin” për të reaguar.

“Eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte një goditje e fortë. Dy ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta, por pikërisht prej këtyre momenteve të vështira në dalim më të fortë. Tani, ne duhet të mendojmë për të tashmen, për të fituar Ligue 1, duke dhënë gjithçka siç kam bërë gjithmonë për këtë fanellë, për këtë klub dhe për tifozët tanë. Le të fillojmë përsëri, së bashku! Allez Paris”, ka shkruar Donnarumma.

Artikuj të ngjashëm