Portieri i Llapit, Ilir Avdyli ka thënë se është privilegj të jesh pjesë e ekipi përfaqësues të Kosovës. Ai pret të ketë sukses me Kosovën.
Avdyli ka treguar se para shtatë vjetësh ka qenë i përfshirë në një grumbullim me Kosovën.
Por thotë se tashmë është gjithçka ndryshe.
“Është privilegj i madh të jesh pjesë e grumbullimit të kombëtares së Kosovës. Për mua është ndenj e veçantë. Jam pritur shumë mirë dhe shpresoj të kemi rezultate pozitive. Kam qenë edhe para shtatë vitesh i grumbulluar te Kosova, por atëbotë nuk ishim pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s. Tash është diçka më ndryshe, Kosova merr pjesë në gara kualifikuese. Turneun garues do ta kemi në Ligën e Kombeve dhe shpresoj të arrijmë suksese”, ka shtuar ai.