Një portier afrikan është bërë viral për moshën e tij të pretenduar. Ai po paraqitet në turneun e Kupës së Afrikës për grupmoshën U20.
Pasi pati paraqitje të jashtëzakonshme kundër Afrikës Qendrore, portieri i Përfaqësueses së Sudanit të Jugut U20 ka ngjallur dyshime te shumë njerëz në gjithë botën dhe është prej lojtarëve më të përfolur aktualisht.
Fotografitë e Godwill Simonit janë shpërndarë nëpër rrjete të ndryshme sociale dhe askush nuk mund ta besojë se lojtari i Sudanit jugor është vetëm 18-vjeçar.