Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pollozhani: Morëm tri pikë të rëndësishme

Ndihmës-trajneri i Ballkanit, Artim Pollozhani ka vlerësuar fitoren ndaj Dukagjinit. Pollozhani ka udhëhequr skuadrën nga stoli në mungesë të Ilir Dajës.

Pollozhani ka njoftuar se Daja është me grip dhe se ka shkuar në Tiranë për kontrollim mjekësor.

“I uroj lojtarët për performancën sot. Vinim nga një ndeshje e vështirë. Gjetëm forcë për ta prezantuar veten sa më mirë në këtë ndeshje. Gjendja fizike nuk mundëson të ofrojmë më shumë. Lojtarët dhanë maksimumin dhe morëm tri pikë të rëndësishme. Po luftojmë në dy fronte”, ka theksuar Pollozhani.

“Ne do të tentojmë të mbajmë hapin edhe në Evropë edhe në kampionat. Gjendja fizike është shumë e mirë. Ne jemi të kënaqur me këtë grup. Është e vështirë të luajmë në dy fronte”, ka theksuar Pollozhani.