Sport

Politizimi i sportit, Minatori demanton Haradinajn, FFK-ja s'ka çka i bën Veselit

Fushata parazgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit ende nuk ka nisur zyrtarisht, por ajo ndihet kudo tash e sa javë. E kjo frymë po tentohet të instalohet edhe në sport, shpesh edhe pa dëshirën e sportistëve.

Kësisoj, kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, të hënën, postoi një shkrim me pak rreshta, ku njoftonte se klubi i Ligës së Dytë, Minatori nga Lipjani, ishte rreshtuar me të dhe partinë që ai udhëheq, AAK. Kishte postuar edhe një foto me trajnerin e kësaj skuadre Faruk Statovci dhe disa futbollistë.

"Sot, futbollistët dhe trajneri Faruk Statovci, të skuadrës Minatori nga Lipjani u rreshtuan me Aleancën, ekipin fitues të zgjedhjeve, për ta jetësuar konceptin 100% shtet", thuhej në postimin e Haradinajt, shkruan sot Koha Ditore.

Por ai shpejt u demantua nga klubi lipjanas, që po përmes një postimi në Facebook sqaroi gjithë situatën. E situata, pak a shumë është kjo: Minatori ka statusin e Organizatës Joqeveritare dhe si i tillë nuk i përket asnjë partie. Thjesht u përket tifozëve të tij.

"Kryesia e klubit të futbollit, Minatori nga Magura, lajmin e publikuar nga disa portale dhe të faqes zyrtare të AAK-së, e demanton kategorikisht si të pavërtetë dhe të trukuar për qëllime të individëve për të fituar (poenë politikë) gjoja për reputacionin që kanë, për t'i ngritur vlerat në strukturat politike që kanë hyrë. Minatori është OJQ-Sportive dhe i tillë do të mbetet, çdo anëtar i kësaj OJQ-je gëzon të drejtën e vet dhe kurrë nuk ka pasë trysni për votë dhe s'do ketë kurrë. Ne si klub vazhdojmë punën e nisur drejt qëllimit tonë, dhe s'lejojmë askënd të cenojë integritetin tonë për synime politike të të tjerëve", thuhet në reagimin e klubit nga Magura e Lipjanit.

E trajneri Faruk Statovci i mbetet prapa AAK-së. Thotë se është qëndrim individual i tij.

"Kjo nuk ka të bëjë asgjë me klubin, pasi ne kemi shkuar individualisht dhe nuk kemi përfaqësuar qëndrimin politik të klubit. Privatisht jam anëtar i Aleancës dhe këtë e kam shprehur, klubi nuk është i përfshirë këtu dhe kjo është keqkuptuar", ka thënë Staovci për gazetën.

Ndryshe nga Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, që udhëheq me PDK-në, ka qenë në gjendje të fitojë "më shumë" duke përdorur sportin, saktësisht Përfaqësuesen e Kosovës në futboll për shkak të moskundërshtimit nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës....(Shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)