Vazhdon atmosfera e jashtëzakonshme nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës në prag të ndeshjes ndaj Anglisë.
Shumë tifozë anglezë janë mirëpritur në Prishtinë, të cilët janë befasuar me mikpritjen e “Dardanëve”.
Madje edhe forcat e Policisë së Kosovës kanë mirëpritur tifozët e “Tre Luanëve”, duke bërë edhe foto me ta.
KTV-ja ka siguruar pamje nga një moment i tillë, kur policët kosovarë kanë bërë foto me tifozët e Huddersfieldit ku aktualisht luan mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj.

Artikuj të ngjashëm
-
Tifozët anglezë festojnë fitoren e “Tre Luanëve”
-
Anglia rikujton pritjen e jashtëzakonshme në Kosovë
-
Abbott: Pritja në Prishtinë e tifozëve britanikë, më e mira që ata kanë pasur në botë
-
Ndeshja me Anglinë dhe imazhi i Kosovës
-
Kombëtarja angleze, lojtarët e tifozët - të mahnitur e falënderues me mikpritjen kosovare