Policia e Kosovës do të kujdeset për mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit.
Policia e Kosovës ka thënë se ka marrë të gjitha masat e sigurisë së përgjithshme për këtë ndeshje. Ndeshja luhet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe nis në orën 20:45. Dueli u takon kualifikimeve për Evropianin që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
“Policia e Kosovës sikurse edhe në ndeshjet e tjera kualifikuese sportive që ka ndërmarrë masat e nevojshme operative në aspektin e sigurisë, edhe në këtë rast për ndeshjen sportive Kosova – Izraeli përmes urdhrit operativ ka paraparë ndërmarrjen e masave të sigurisë së përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes”, shkruan në përgjigjen e Policisë për KOHËN, të mërkurën.
Ndeshja është dashur të zhvillohej muajin e kaluar, por u shty për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme. Vlerësohet ndeshje e ndjeshme.
FFK-ja të martën mbrëma lëshoi në shitje biletat, ndërsa në stadium pritet të ketë mijëra shikues.
Edhe
Sot luan Kosova me Izraelin, këto janë masat e sigurisë të ndërmarra
“Vlen të potencohet se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet relevante, përfshirë Federatën e Futbollit të Kosovës, me të cilat shkëmben, bashkërendon dhe koordinon aktivitetet dhe veprimet të cilat bien në fushën e sigurisë”, ka shkruar tutje Policia e Kosovës.
Përfaqësuesja e Izraelit do të grumbullohet të premten në Kosovë, ndërsa një ditë më vonë ka planifikuar të mbajë stërvitjen në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në Prishtinë, Izraeli ka planifikuar të dërgojë mbi 30 pjesëtarë të sigurimit shtetëror.
“Konform planifikimeve operacionale, Policia e Kosovës do të kujdeset për mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, si dhe në ndërmarrjen e masave të nevojshme policore, me qëllim që ky eveniment sportiv të kalojë qetë sikurse edhe eventet e tjera sportive të kësaj natyre”, thotë Policia.
Ndeshja kundër Kosovës do të jetë e para për Izraelin që nga situata e krijuar në Lindjen e Mesme.
Edhe
Policia tregon masat e sigurisë dhe gjërat që s’lejohen në stadium gjatë ndeshjes me Izraelin
LEXO EDHE: