Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, nuk do të jetë pjesë e derbit të Manchesterit të enjten në mbrëmje.
Transferi rekord i “Djajve të Kuq” ishte në dyshim për këtë ndeshje pas një lëndimi të pësuar të dielën në përballje me Burnleyn, ndërsa tani është konfirmuar se nuk do të luajë ndaj rivalit të qytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri Jose Mourinho ka njoftuar për lajmin në konferencën para ndeshjes, dhe ka shtuar se Ander Herrera do të luajë në pozitën e Pogbas.
Që kur u rikthye te Unitedi verës, Pogba ka luajtur 47 herë në të gjitha garat.
Pogba i bashkohet Marcos Rojos dhe Zlatan Ibrahimoviqit që pritet të mungojnë në pjesën e mbetur të sezonit.