Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pogba mendon për rikthimin te Juve

Paul Pogba ka qenë një nga emrat më të lakuar për një largim nga klubi i Manchester Unitedit.

Francezi është kërkuar me ngulm nga Barcelona dhe vetëm mbyllja e afatit kalimtar pengoi kalimin e Pogbas në këtë klub.

Por tashmë del në skenë një tjetër klub. Bëhet fjalë për Juventusin që kërkon një rikthim të Pogbas.

Ndërkohë mësohet se agjenti i francezit, Mino Raiola, do të takohet me Juventusin për të biseduar rreth Moise Kean dhe dëshirës së Paul Pogbas për t’u rikthyer te ish-klubi.

Sipas Tuttosport, plani për të kthyer Pogban në Torino është duke shkuar mirë dhe Raiola është në qendër të këtij operacioni.

Artikuj të ngjashëm