Paul Pogba ka kërkuar ndërrim të rolit në ekipin e Manchester Unitedit pasi ka dështuar të luajë në sistemin e tanishëm të Jose Mourinhos.
Francezi është vendosur nga Mourinho më thellë në mesfushë përkrah Nemanja Matiqit, por humbjet e fundit kanë ekspozuar dobësitë e francezit në mbrojtje dhe ka kërkuar që të jetë aktiv në sulm.
24-vjeçari u zëvendësua në dy nga tri ndeshjet e fundit të Unitedit, përfshirë në humbjet nga Tottenhami dhe Newcastle.
Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, Pogba ka kërkuar që të zhvendoset në krahun e majtë të mesfushës, pozicion i tij i preferuar.
Por nëse Mourinho ndërron planet për të akomoduar Pogban, duhet të kthejë formacionin 4-3-3 mirëpo do t’i duhej të linte jashtë një sulmues.