Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është suspenduar me dy ndeshje dhe është gjobitur 10 mijë funte nga Federata e Futbollit të Anglisë të mërkurën, pasi ka pranuar akuzat për sjellje të pahijshme.
Argjentinasi kishte konfrontuar arbitrin Mike Dean pas humbjes 2:1 të skuadrës së tij nga Burnley muajin e kaluar, humbje që ndikoi që Tottenhami të humbë hapin në garë për titull me Manchester Cityn e Liverpoolin.
“Mauricio Pochettino është gjobitur dhjetë mijë funte dhe do të vuajë dy ndeshje suspendim”, është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Anglisë.