Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, po akuzohet për sjellje të pahijshme nga Federata Angleze për shkak të sjelljes së tij në fund të humbjes 2 me 1 nga Burnley.
Argjentinasi u përplas ashpër me gjyqtarin Mike Dean dhe me gjyqtarin e katërt gjatë gjithë ndeshjes.
Trajneri i Spursave pranoi se “ka kaluar kufirin” dhe mund t’i kërkojë falje Deanit.
“Do të pranoj çka do që ndodh nga Federata, por shpresoj të mos shkojnë me hetime”, kishte thënë ai për gazetarët.
Në një njoftim nga FA thuhet se Pochettino akuzohet për sjellje të pahijshme.
Artikuj të ngjashëm