Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pochettino refuzon Benficën

Foto: AP

Ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, vazhdon të mbetet i papunë që nga ndarja me klubin anglez në nëntor të vitit të kaluar.

Argjentinasi është përmendur se mund të emërohet në krye të disa klubeve të mëdha, por deri më tani këto kanë mbetur vetëm spekulime.

Së fundmi, në Portugali është raportuar se Pochettino ka refuzuar që të marrë drejtimin e Benficës, që ka mbetur pa trajner.

Pochettino nuk ka dashur që të marrë drejtimin e klubit portugez, pasi pret që të emërohet në krye të ndonjë gjiganti evropian.

Benficën e kanë refuzuar edhe disa emra të mëdhenj, si Jose Mourinho e Massimiliano Allegri.

Bëhet e ditur se pasi Pochettino e refuzoi postën e trajnerit të Benficës, emri tjetër që po përmendet është Unai Emery, ish – trajner i Arsenalit.