Mauricio Pochettino është një ndër trajnerët më të kërkuar.
Ish-trajneri i Tottenhamit, mund të mbetet në Premierligë. Sipas “Dailystarit”, për trajnerin argjentinas interesim kanë shprehur Manchester Unitedi dhe Manchester City.
Trajneri aktual i Cityt, Pep Guardiola, është në vitin e fundit të kontratës me “Qytetarët”.
Krerët e klubit të Manchester Unitedit janë të pakënaqur me rezultatet e trajnerit Ole Gunar Solskjaer dhe e shohin Pochettinon si zëvendësues ideal të norvegjezit.
Pochettino është trajner i lirë që nga viti 2019.
Artikuj të ngjashëm