Menaxheri i Tottenham Hotspurit, Mauricio Pochettino, është shprehur i lumtur me shortin kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Klubi londinez në 1/16 e finales do të përballet me kampionin italian në garën europiane.
Finalisti i edicionit 2014-15 konsiderohet si kundërshtar i vështirë i Tottenhamit, por Pochettino është shprehur i lumtur me përballjen shkaku i prejardhjes së familjes së tij nga Torino.
“Është fantastike sepse familja ime vjen nga Italia, nga Torino – e pabesueshme! Mbiemri im është italian”, ka thënë Pochettino për faqen zyrtare të klubit. “Është qytet dhe klub për të cilin kam dashur të luaj dhe tani është fantastike që do të shkoj në Torino për të luajtur kundër Juventsit”, ka shtuar ai.