Mauricio Pochettino ka thënë se transferimi i ri, Cole Palmer, ia kujton atij sulmuesin e Argjentinës dhe Benficas, Angel di Marian.
Palmer ka pasur formë të mirë në fillim të aventurës në Londrën perëndimore, pas transferimit nga Manchester City.
21-vjeçari ka realizuar tri gola dhe katër asistime në shtatë paraqitjet e fundit. Pritet të luajë kundër ish-skuadrës në “Stamford Bridge”.
Ndeshja Chelsea – Manchester City luhet të dielën nga ora 17:30 dhe i takon xhiros së 12-të.
“Juan Mata? Jo, ai është më shumë si Di Maria! Mënyra se si lëviz me trup është e ngjashme”, u ka thënë Pochettino gazetarëve të shtunën.
Kundër ish-skuadrës, Manchester Cityt pritet të paraqitet edhe Raheem Sterling.
Artikuj të ngjashëm