Ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, thuhet se do ta mbulojë vendin të cilin e la të lirë te PSG-ja, Thomas Tuchel. Megjithatë, ai në Paris pritet që të ribashkohet edhe me ish-mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen, që aktualisht luan tek Interi.
“Tuttomercatoweb” shkruan se tekniku argjentinas Pochettino e ka të pëlqyer danezin, ndërsa në gjashtë vite sa ishte trajner te Spursi, Erikseni ka luajtur në 255 ndeshje.
Vetëm Harry Kane dhe Heung-Min Son kanë shënuar më shumë gola nën drejtimin e Pochettinos sesa Erikseni, që në total pati 58 gola.
Interi nga ana tjetër ka shprehur interesim për Leandro Paredes, dhe mund të bëhet një shkëmbim i mundshëm.