Mauricio Pochettino po shihet si favorit për të marrë postin e kryetrajnerit të Newcastle Unitedit dhe shënjestra e tij e parë për afatin kalimtar do të jetë sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, shkruan “Todofichajes”.
Newcastle United po pritet të ndërrojë pronarë. Pronaraët e rinj kanë synime të mëdha. Pochettino sa ishte kryetrajner i Tottenhamit e ndihmoi Kanen të arrinte formën kulmore. Ai shpreson ta ketë yllin e Anglisë te Newcastle.
Kane është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit nga Tottenhami. Për transferimin e tij po interesohen shumë klube.