Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Plaku i bashkohet Gjilanit

Sebino Plaku është futbollisti i ri i Gjilanit.

Klubi gjilanas njoftoi të dielën se ka arritur marrëveshje për futbollistin, që do të qëndrojë te Gjilani deri në fund të edicionit aktual.

Në anën tjetër, Llapi, ku deri tash ishte Plaku, ka thënë se e ka liruar lojtarin për shkak të raporteve të mira me drejtuesit e klubit të Gjilanit, edhe pse kishte kontratë edhe për gjashtë muaj.

Në 13 ndeshje sa ka luajtur këtë sezon te Llapi, Plaku ka shënuar dy gola.