Sport

Pjesa e parë e derbit anglez përfundon e barabartë

Pjesë e parë e mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1. Në minutën e 13-të, Liverpooli fitoi një penalti dhe nga pika e bardhë, Mohamed Salah shënoi për 1-0.

Më pas, vendasit u këndellën dhe pas një aksioni në zonë, braziliani Gabriel Jesus, goditi drejt portës dhe në minutën 31-të e barazoi shifrat në 1-1.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, mundësi ideale shënimi pati City mirëpo Kevin De Bruyne u tregua i pasaktë nga pika e bardhë.

 

 

Me rezultat të barabartë, skuadrat shkuan në pushimin 15-minutësh.