Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pique në lot pas fitores ndaj Las Palmasit

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka mbrojtur të drejtën e bashkëvendësve të tij që të votojnë në referendumin për ndarje nga Spanja, menjëherë pas ndeshjes me Las Palmasin.

Qendërmbrojtësi u paraqit para gazetarëve me lot në sy duke thënë se dhuna e shfaqur në rrugët e Katalonisë vetëm se ka përçarë edhe më shumë Kataloninë nga Spanja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishte ditë e vështirë. Fotografitë e Policisë Kombëtare flasin vet. Ne nuk jemi njerëz të këqij, vetëm duam të votojmë. Kur votoni, ju mund të votoni ‘po’ ose ‘jo’, ose fare, megjithatë ju jeni të lirë të votoni. Megjithatë, nën regjimin e tyre nuk mund të votonim dhe kjo është e drejtë që duhet ta mbrojmë. Jam dhe ndihem katalan, dhe sot më shumë se kurrë”, ka thënë Pique pas fitores 3 me 0.

Ai ka bërë të ditur se është i gatshëm të largohet nga kombëtarja e Spanjës nëse një gjë e tillë i pengon Barcelonës.

Ndeshja e Barcelonës me Las Palmasin u zhvillua pa shikues për shkaqe sigurie.

Më shumë se 700 njerëz janë lënduar nga përplasja me policinë, pasi që Spanja nuk e njeh këtë referendum.