Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pingpongistët nga Shqipëria fitojnë trofeun e “Lidhjes së Prizrenit”

Sot në Prizren, u zhvillua turneu tradicional “Lidhja e Prizrenit”, në të cilin morën pjesë mbi 90 pingpongistë nga Kosova dhe Shqipëria.

Garat u zhvilluan në fazën e grupeve në 16 grupe nga 3 e 4 lojtarë, ku fituesit e grupeve u renditën në fazën e dytë të skeletit kryesor ku ishin duke pritur 32 lojtarët më të mirë të Kosovës.

Në konkurrencën e femrave dominuan lojtaret nga Shqipëria, përkatësisht nga Durrësi. Në gjysmëfinalen e parë u takuan Samanta Agolli dhe Gabriela Danglli, e fitorja i takoi Agollit me rezultatin e ngushtë 3:2 në sete. Në gjysmëfinalen e dytë, Liridonë Rexhaj e Durrësit e mposhti Iliriana Halitin 3:0 në sete. Në finale, Rexhaj, nuk lejoi befasi dhe me meritë e fitoi trofeun e Prizrenit.

Te djemtë, me gjithë mungesën e 4 të parëve nga ranglista, nuk mungoi cilësia dhe rivaliteti. Përveç lojtarëve nga Kosova cilësisë i kontribuuan edhe dyshja nga Shqipëria Ilir Shabanaj dhe Sadush Tosuni.

Mungesën e konkurrentëve kryesorë e shfrytëzuan më së miri Blendi Hajdari dhe Berkan Bajmak që u renditën në gjysmëfinale. Blendi u mund nga Baton Çitaku me 3:0 në sete, kurse Bajmak me rezultat të njëjtë u mposht nga Ilir Shabanaj.

Finalja doli të jetë shumë cilësore ndërmjet dy lojtarëve mëngjarash, Shabanajt nga Berati dhe Çitakut nga Prishtina.

Batoni ishte në epërsi me 2:1 në sete, por Iliri nuk lejoi befasi duke shënuar fitore 3:2 në sete.

Edhe Lidhja e Prizrenit dhe Drita, kampionë në ping-pong Sport Lidhja e Prizrenit dhe Drita, kampionë në ping-pong

Renditja

Femrat: 1. Liridona Rexhaj 2. Samanta Agolli 3. Gabriella Danglli 3. Iliriana Haliti;

Meshkujt: 1. Ilir Shabanaj 2. Baton Çitaku 3. Blend Hajdari 3. Berkan Bajmak./ksp