Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pingpongistët kosovarë kalojnë në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik

Federata e Pingpongut të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Fati Karabaxhaku dhe Donard Berisha kanë kaluar në gjysmëfinale, pas fitores ndaj Bosnjës.

“Fitore historike e kadetëve meshkuj në Albena të Bullgarisë. Djelmoshat në çerekfinale kanë mundur Bosnjën dhe janë plasuar në gjysmëfinale”, ka shkruar kjo federatë në Facebook, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më tutje thuhet se, “Fati Karabaxhaku ishte sot ylli i Kosovës duke shënuar 6 fitore në garat ekipore dhe asnjë humbje për të dërguar Kosovën në gjysmëfinale. Suksese Fatit dhe Donardit në ndeshjen e ardhshme”.