Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pikado, sporti që sprovon precizitetin

Numri 20 është më i kërkuari, së bashku edhe me rrethin e mesit aty ku ke shanse të grumbullosh 50 pikë me një gjuajtje.

Edhe pse distanca është më e vogël se 2 metra e gjysmë nga tabela, shigjetat vështirë gjejnë cakun e kërkuar.

Pikado, sport qindravjeçar i vjetër, po evoluon edhe në Kosovë.

Ky sport të ne luhet me dekada, por më shumë në formë rekreacioni.

Ndërkohë, tani në turneun e parë të mbajtur në Prishtinë, aktorë, piktorë, këngëtarë, gazetarë, inxhinierë, IT e profile të tjera, që të gjithë me pasion Pikadon, sfiduan njëri-tjetrin të ndarë në profesionistë e rekreativë dhe atë për më shumë se 6 orë gara, bën të ditur emisioni “SOT” i KTV-së.

Për më shumë, në linkun në vazhdim.