Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Piatek i pandalshëm në fitoren e Milanit ndaj Empolit

Krzysztof Piątek ka vazhduar me serinë e golave në fanellën e Milanit pasi i ndihmoi ekipit që të siguronte fitore ndaj Empolit me rezultat 3 me 0.

Polaku realizoi golin e parë të Milanit në këtë takim për çuar në shtatë numrin e golave të realizuar që prej transferimit te klubi i Milanit. Golat tjerë i realizuan Frank Kessie dhe Castillejo.

Milani me këtë fitore tubon 45 pikë në pozitën e katërt.