Garat sportive te të rriturit do të vazhdojnë në Kosovë, por jo edhe ato të gjeneratave të reja.
Ky vendim doli nga një takim që të premten është mbajtur në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport. Në takim pos drejtuesve të MKRS-së ishin edhe drejtuesit e KOK-ut dhe të federatave sportive.
Është Federata e Hendbollit të Kosovës që ka njoftuar se garat e kategorive të reja janë pezulluar, në bazë të vendimit që u mor në takim.
Edhe Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar garat në 11 ligat e kategorive të reja.
Federata e Futbollit të Kosovës vendimin për të pezulluar garat e të rinjve e mori të enjten.
Qeveria e Kosovës ka vendosur të mërkurën që të ndërpritet mësimi në shkollat e vendit deri më 27 mars. Të paktën deri në këtë datë nuk do të ketë gara sportive për të rinjtë në vend. Ndërkohë seniorët do të garojnë pa shikues në stadiume e palestra. Ndeshjet e para pa praninë e shikuesve, u luajtën të enjten.
-
Volejbollistet e reja mposhten nga Mali i Zi dhe nga Turqia
-
Supremja në SHBA ua lejon shteteve t’i ndalojnë transgjinorët në ekipet sportive të vajzave
-
Kosova U21 ndalet në barazim nga Luksemburgu U21
-
Kosova në grup me Serbinë në basketbollin 3x3
-
Edhe dy humbje shumë të thella për hendbollistët e rinj