Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pesë “përforcimet e janarit” të Ancelottit për ta fituar Superkupën e Spanjës

Edicioni aktual i Real Madridit, pa fije dyshimi është i shënuar nga lëndimet e shumta të lojtarëve. Një infermieri e mbushur me pacientë, ka detyruar trajnerin Carlo Ancelotti të bëjë improvizime në një skuadër që i është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Të flasim për problemet që i kemi dhe mungesat, mendoj se është mosrespektim ndaj lojtarëve që kanë luajtur deri më tani. Ata kanë kontribuar në një mënyrë që nuk do të ishte pritur kurrë. Kështu që, kjo skuadër, megjithëse nuk besoni, është një skuadër shumë e mirë”, është mburrur Ancelotti.

Besimi i Ancelottit në planin e tij kur Reali u godit nga lëndimet e lojtarëve ka qenë kyç për momentin më të mirë të ekipit. Real Madridi e mbyll vitin 2024 në krye të La Ligas me 45 pikë, sa i ka edhe Girona që është e dyta për shkak goldallimit më të dobët. Gjithashtu, Reali ka regjistruar edhe rekord fitoresh në Ligën e Kampionëve, duke e mbyllur fazën e grupeve me pikë maksimale – 18 – pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.

“Përkundër lëndimeve dhe mungesave, në kemi bërë një punë të mirë deri më tani”, shtoi ai.

Me dyshimet që afati kalimtar i janarit krijon gjithmonë brenda klubit madrilen, trajneri italian do të ketë mundësinë të “hapë deri në pesë dhurata” përpara se Real Madrid të udhëtojë drejt Riadit për të luajtur në Superkupën e Spanjës. Përveç portierit Thibaut Courtois e mbrojtësit Eder Militao, të cilët tashmë e kanë mbyllur edicionin, pjesa tjetër e lojtarëve të dëmtuar do të jenë në dispozicion të Ancelottit në ditët e para të vitit 2024.

“Mund të them se për Superkupë do t’i kemi pesë përforcime të janarit, që janë shumë të rëndësishëm për skuadrën tonë”, tha Ancelotti.

Lajmi më i mirë i mundshëm për të nisur vitin e ri plot entuziazëm dhe optimizëm edhe se Eduardo Camavinga, Arda Gueler, Ferland Mendy, Dani Carvajal dhe Vinicius Junior janë transferimet dimërore për italianin, i cili do të mund të marrë një frymë përpara se të përgatitet për gjysmëfinalen kundër Atletico Madridit më datën 10 janar. Ky është trofeu i parë i edicionit dhe Superkupa e Spanjës do të zhvillohet në sistem turneu me katër skuadra - Barceona, Osasuna, Real Madridi dhe Atletico Madridi.

Megjithatë, para nisjes për në Arabinë Saudite, Real Madridi më datën 3 janar do të luajë ndeshje në kuadër të La Ligas. Përballet në shtëpi me skuadrën e Mallorcas në kuadër të xhiros së 19-të.

Artikuj të ngjashëm