Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pesë momentet e çmendura të Cassanos

Antonio Cassano, 35-vjeçar, të martën, njoftoi se ka marrë vendimin për tërheqje nga futbolli, por ndërroi mendje vetëm disa orë më vonë.

Ai thirri një konferencë për media, ku ishte pritur të fliste më shumë për fundin e karrierës, mirëpo në konferencë befasoi të gjithë duke thënë se do të vazhdojë të luajë për Veronën, skuadër me të cilën ka firmosur së fundi, shkruan “Football Italia”, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Këtë mëngjes pata një moment dobësie, një rënie, por më pas u rimendova sërish", ka thënë Cassano.

Derisa kjo kthesë mund të jetë dukur si shokuese, Antonio Cassano njihet për karakterin e tij të zjarrtë.

Madje trajneri Fabio Capello ia kishte lënë edhe emrin "cassanate" sulmuesit, për shkak të skandaleve të vazhdueshme. Trajneri duhet ta dijë këtë, ai ka punuar me Cassanon te Roma e Real Madridi dhe e ka grushtuar atë.

Më poshtë janë pesë momentet më të çmendura të ish-reprezentuesit të Italisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.