Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përzgjedhësi i Spanjës: Messi nuk është më i miri

Përzgjedhësi i Spanjës në futboll, Luis de la Fuente, ka thënë se Lionel Messi do të ishte futbollisti i përkryer për përfaqësuesen spanjolle.

Por, pavarësisht se e vlerëson lartë futbollistin argjentinas që luan në ligën MLS, De la Fuente beson se 36-vjeçari Messi, nuk është më i miri i të gjitha kohëve në futboll.

Ai këtë epitet e jep për ikonën e Barcelonës dhe Holandës, Johan Cruyff.

“Johan Cruyff është lojtari më i mirë në histori të futbollit”, ka thënë De la Fuente në një intervistë dhënë për “Movistar Futbol”.