“Para pak ditëve nëna ime erdhi më dha një përqafim dhe më tha se është krenare me mua”, thotë Anthony Yarde.
Krenaria e nënës është normale, por siç tregon Yarde vetë, ai ka vizituar vendet e errëta.
Therje me thikë, të shtëna me armë dhe konfliktet në rrugë ofrojnë një prapaskenë brutale të një fuqie sportive, për të cilin pati interesim nga klubet e futbollit, ragbit dhe atletikës, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.
Dhe tash është këtu, në palestrën Peacock në Londër, është kampion i Evropës në kategorinë gjysmë të rëndë në boks profesionist, ndërsa tregon shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme të duarve në stërvitje dhe po ashtu tregon energji e pozitivitet.
Thellë në palestër, janë shenjat që tregojnë se sa kalori djegin ushtrimet e caktuara, aty është edhe peshorja dhe thasët e boksit. Shkathtësitë e tij të jashtëzakonshme e bëjnë atë pjesërisht boksier e pjesërisht si një performues cirku.
Edhe
Jeta e vështirë nëpër rrugët në Londër e ka përgatitur Yarden për meçin e madh
“Nuk pajtohem me fjalët ‘sportist natyral’. Mos stërvit nëse je sportist natyral dhe shiko se çfarë ndodh”, thotë trajneri i tij Tunde Ajayi.
Por gjenet duket se kanë qenë të sjellshme me të. Yarde kishte qenë në prova te skuadra angleze Queens Park Rangers si i ri, u zgjodh nga medalistja e artë e lojërave olimpike të vitit 1984, Tessa Sanderson për stërvitje në atletikë dhe po ashtu u mor në skuadër nga Harlequins në ragbi, kur u zbulua se ai mund të vraponte 100 metërshin nën 11 sekonda në moshën 16-vjeçare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)