Klubi i futbollit nga Peja, Besa ka reaguar rreth lajmit se ndeshja e Finales së Kupës ndaj Llapit mund të jetë e trukuar.
Ishte kreu i Plisave, Albert Kastrati ai që mbrëmë kishte thënë se ndeshja finale Besa – Llapi po flitet se është e kurdisur, me klubin pejan që do të marrë 100 mijë euro, kurse Kupa do t’i takojë Llapit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i “Plisave” dyshon në trukime: Besa paret e Llapi Kupën
Për një gjë të tillë ka reaguar KF Besa, e cila nuk i ka kursyer as fyerjet në drejtim të kreut të Plisave, ndërsa ka mohuar se ndeshja është e trukuar duke thënë se “Besa do ta fitojë Kupën”.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e KF Besës pa ndërhyrje:
Paska shkretu edhe eksponenti nga bota e krimit dhe narko dileri Albert Kastrati udhëheqësi i Plisave, paska deklaru Besa merr 100.000 € e Llapi merr kupën.
More i paftyrë ti nuk e ke tagrin të permendesh emrin e Besës. Ta dish mirë ti se Besa do ta merr kupën e ti merri ato 100.000 € se të nevojiten për tu furnizuar me substanca.
Është trishtuese kur e sheh këtë qen(ie) me pamje njerzore duke fituar hapsirë mediale dhe i cili luan rolin e zëdhenësit të KF Prishtina klub me renome, dhe mban pozitën udhëheqëse të një tifozerie me traditë. Vaj medet ku kemi mbet kur droga, krimi dhe njerëz që vendin e kanë prapa grilave të kenë hapsira mediale dhe të shpalosin fillozofi kur janë nën ndikim të substancave.
Po ky eksponent i nëntokës Prishtinase është përgjegjësi kryesor i kriminalizimit dhe shkatrimit të tifozerive andej dhe kendej kufirit. Një ta kesh të qartë o burracak i paguximshëm, nuk bjen Besa pre e ketyre trillimeve tuaja sepse ti dhe ata që të udhëzojnë dhe furnizojnë me këto hipoteza do të jeni gjithmonë të mundur nga KF Besa sepse imperativ i joni gjithmonë do të jetë mposhtja e juaja ashtu si ju mposhtem në gjysëmfinale të kupës.
Albert Droga shumë minor je ti për të vlerësuar KF Besën, sepse Besa ka mjete të cilat ti as në gjendjen tënde me të rendë kur je nën ndikim të substancave nuk mund ti paramendosh, prandaj merru me sherimin tend nga mvarësia e mos u merr me media se je i pa vlerë o mjeran i shkretë.
Dhe pas kësaj është kundërpërgjigjur edhe kreu i Plisave, Albert Kastrati përmes një postimi në Facebook, duke thënë se Besa nuk i ka kundërshtuar dyshimet për kurdisje, por ka sulmuar në rrafshin personal.
Kastrati gjithashtu ka thënë se njerëzit si ata, të klubit të Besës, e kanë sjellë futbollin kosovar në këtë gjendje të mjerueshme, por thekson se njerëzi që e duan futbollin nuk do të lejojnë këtë dhe do të luftojnë deri në fund për të larguar mashtruesit nga futbolli.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e tij të plotë pa ndërhyrje:
Paska reaguar Kf Besa ndaj nje statusi qe une e kam shkruar ne facebook per kurdisjet e ndeshjes se finales se Kupes se Kosoves.
Normalisht, ashtu sic ishte me se e pritur, zyrtaret e Klubit Futbollistik Besa nga Peja, ne asnje moment nuk i kane kundershtuar dyshimet per kurdisje te ndeshjes kunder Llapit, te cilat i kam ngritur une ne status, por ata me kane sulmuar mua ne rrafsh personal.
Jave me pare, une kam reaguar permes nje statusi tjeter ne facebook, duke i bere thirrje Federates se Futbollit te Kosoves si dhe mbare opinionit qe te jene te vemendshem sepse boterisht dihej per kurdisjen qe KF BESA e kishte bere ne ndeshjen kunder KF TREPCES.
Edhe ate dite, ashtu sic i ngrita dyshimet - ashtu doli. Ndeshja e superliges se Kosoves, e tregonte turpin qe e ka kaplu futbollin tone.
E ne kete gjendje e kane sjellur pikerisht njerezit sikur at ate Kf Beses e te klubeve tjera, se bashku me ata qe e udheheqin futbollin e Kosoves, te cilen me teper mirren me ofendime e shpifje ndaj njerezve se sa ta kryejne punen e tyre te vetme: TE PUNOJNE PER FUTBOLLIN.
Sa I perket shpifjeve dhe ofendimeve ndaj meje, une do t’I ndermarre disa veprime. Se pari, me klubin e beses do te takohemi shume shpejt ne contest civil, ne Gjykate, sepse pas konsultave me avokatin tim, gjate javes ne vijim do te paraqes padi per shpifje, ofendim, cenim te autoritetit si dhe per njollosje te personalitetit tim.
Ne te njejten kohe, kam filluar kontaktet me zyrtaret e Uefa-se per t’i informuar ata per nivelin ne te cilin funksionon ky klub. Ata kane shprehur shume interesim qe te marrin me teper informata per kurdisjet e mundshme dhe kane shfaqur shqetesim se si zyrtaret e nje klubi mund te mirren me ofendime te tilla.
Une jam shume krenar per aktivitetin tim si udheheqes I tifozeve te Prishtines. Plisat arrijne qe ne kryeqytet t’i ofrojne mijera te rinjeve te pakten nje aktivitet nepermjet te se cilit ata mund t’i ikin veseve te keqija, te socializohen me te rinje tjere, e mbi te gjitha, te ushtrojne pasionin e tyre per sportin. Jeta eshte shume e mire kur ke pasione, mirepo jo per shpifje, sic e kane zyrtaret e Beses.
Une perseri bej thirrje qe me vemendje te vezhgohet ndeshja e Beses kunder Llapit sepse ka dyshime te bazuara se ajo eshte e kurdisur dhe se Besa do t’i marre 100.000 euro per ta leshuar ate. Ne ndeshjen kunder Trepces, menyra se si lojtaret e Beses e bene kete, ishte qesharake, prandaj edhe eshte duke u hetuar klubi i tyre mbi ate dyshim.
Ju zoterinj te Kf Beses, jeni vec disa nga ata, te llojit tuaj, qe e keni sjelle futbollin ne kete gjendje. Ju, i keni larguar edhe tifozet e klubit tuaj nga tribinat e stadiumit sepse e keni ditur se ata qe vertete e duan klubin dhe futbollin, asnjehere nuk do te pajtoheshin me dallaveret dhe mashtrimet tuaja.
Mund te ofendoni sa te doni sepse ju te avanconi futbollin nuk dini, mirepo ne qe vertete e duam sportin do t’ju luftojme deri sa t’ju largojme me rrenje nga sporti i Kosoves. Juve dhe te gjithe ata ate llojit tuaj.
Finalja e Kupës ndërmjet Llapit dhe Besës do të zhvillohet më 31 maj në “Adem Jashari në Mitrovicë.
Në rast se Llapi fiton Kupën e Kosovës, atëherë do të luajë në kualifikime të Ligës së Evropës, kurse e njëjta gjë nuk vlen për Besën, pasi kjo e fundit nuk është licencuar për garat ndërkombëtare.