Një 27 vjeçar ka humbur jetën në përleshjen e tifozëve të Vasco de Gamas me policinë në derbin e Rio de Janeiros.
Globosporte raporton se fansi u vra pasi u godit në gjoks me një armë zjarri gjatë trazirave në humbjen e parë në shtëpi pas 44 vjetësh nga rivali i përbetuar Flamengo, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy tjerë janë plagosur në këmbë, por janë liruar nga spitali, përderisa katër fansa të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.
Fansi i Vasco de Gamas ishte dërguar menjëherë në spitalin lokal, por u shpall i vdekur pas mbërritjes në spital.
Vendasit pësuan 0-1 nga rivalët më të mëdhenj, që shkaktoi zemërim te fansat nikoqir, të cilët hodhën gjësende të forta në drejtim të fansave të Flamengos, të cilët u detyruan të dalin shpejtë nga stadiumi. Më pas policia intervenoi, duke përdorur gaz lotsjellës për të rikthyer rendin.
Pjesë e kësaj ndeshje ishte edhe transferimi i Real Madridit, 16 vjeçari Vinicuis Jnr., i cili është transferuar të gjiganti spanjoll nga Flamengo për 38 milionë funte. Dhe shihet duke i mbuluar sytë për të shmangur efektin e gazit lotsjellës.
{gallery}
Megjithatë, situata doli krejtësisht jashtë kontrollit, duke përfunduar me lëndime të rënda, e vdekjeprurëse për një tifoz.
Vasco fans riot after losing 1-0 to Flamengo ??? (via @Esp_Interativo) pic.twitter.com/1jDfGKJS1Z
— 101 Great Goals (@101greatgoals) July 9, 2017