Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Përkrahja nga Krushevci i Serbisë për Karatenë e Kosovës”

Disa orë pas ndalimit të hyrjes për herë të dytë të karateistëve të Kosovës në Serbi, në e-mailin e portalit Koha.net, ka ardhur një foto - parullë me mbishkrimin “Përkrahja e Serbisë për Karatenë e Rep. të Kosovës”.

“Vuçiq nuk është Serbia” shkruan në këtë parullë.

Nuk dihet kush është autori i kësaj pllakate në fund të së cilën shkruan në gjuhën serbe “Dora ime është e fshehur”.

Teksti i përkrahjes, me një pamje nga qyteti Krushevac, në faqen ku është shkruar, përmban logon e Karatesë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm