Vikendin e kaluar u zhvillua ndeshja e kampionatit të Maltës në basketboll, të cilën mediumet e këtij vendi e quajtën si duelin më të turpshëm në historinë e këtij sporti.
Ishin skuadrat Depiro dhe Hibernians që kishin bërë trukimin më të madh që është parë ndonjëherë në basketboll.
Dueli përfundoi me rezultatin 69:68 në kuadër të gjysmëfinales së plejofit.
Në fakt, në gjashtë minutat e fundit të takimit nuk u shënua asnjë kosh.
Arsyeja për këtë nuk ishte se basketbollistët nuk ishin të saktë, por asnjëri prej tyre nuk tentoi të gjuante në kosh gjatë kësaj periudhe. Për gjashtë minuta loja është luajtur ndërsa pati shumë topa të humbur dhe pasime, meqë askush nuk dëshironte të tentonte për të gjuajtur.
Tifozët në tribuna filluan të qeshnin kur e kuptuan që ekipet e kishin kurdisur ndeshjen.
Kjo ka bërë që Federata e Basketbollit e Maltës ta anulojë rezultatin e ndeshjes dhe t’i përjashtojë dy skuadrat nga plejofi i këtij edicioni.
Po ashtu, ekipet janë përjashtuar edhe për sezonin e ardhshëm. Edhe trajnerët e ekipeve janë suspenduar për këtë edicion dhe sezonin tjetër, ndërsa lojtarët janë pezulluar me nga tri ndeshje për shkak të pjesëmarrjes në këtë ndeshje.
Malta Basketbol Ligi’nde Depiro’nun Hibernians’ı 69-68 yendiği maçta son 6:30 dakikada iki takım da sayı atmadı. Özellikle sayı atmamak için her şeyi yaptılar...
— Mert (@byProfMert) April 2, 2022
Malta Basketbol Federasyonu, iki takımı da ligden ihraç etti.
Benim anlatmama gerek yok, siz izleyin! :) pic.twitter.com/oFrKbjCaUr