Manchester United ka rikthyer interesimin për yllin kroat Ivan Perishiq, pas paraqitjeve fantastike në Kupën e Botës.
Sipas “The Mirror”, trajneri Jose Mourinho dëshiron të nënshkruajë me Perishiqin para se të lejojë Anthony Martialin të largohet, transmeton KTV.
Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit të Interit kanë bërë me dije se për ta liruar lojtarin kërkojnë rreth 60 milionë euro.
Mourinho e kishte kërkuar kroatin edhe gjatë afatit kalimtar dimëror por nuk arriti ta transferonte në “Old Trafford”.
Perishiq ka kontratë me Interin deri në vitin 2022.
Artikuj të ngjashëm