Pas më pak se tre muaj pas mbajtjes së Lojërave Olimpike dhe Paralimpike në Pekin, Këshilli Olimpik i Azisë (OCA) ka thënë të premten se Lojërat Aziatike në Kinë këtë vit janë shtyrë për shkak të shqetësimit të përhapjes së variantit të omikronit.
OCA ka thënë se nuk ka parashikuar data të reja, por ka thënë se gjithçka do të bëhet e ditur në një “të ardhme të afërt”, pas bisedimeve me organizatorët lokalë dhe Komitetin Olimpik të Kinës.
Në Lojërat Aziatike pritet të përfshihen rreth 6 mijë sportistë.
Në Lojërat Olimpike Dimërore, pjesëmarrës ishin 2900 sportistë, ndërsa në Lojërat Paralimpike, rreth 700.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkaku i pandemisë, Kina nuk do të jetë nikoqire e Kupës së Azisë
-
45 raste të reja me COVID-19 në Lojërat Olimpike “Pekini 2022”
-
Vëmendja olimpike kthehet në Kinë për Lojërat e goditura nga koronavirusi
-
Kina zbut rregulloret e testimit për COVID-19 para Lojërave Olimpike në Pekin
-
Banorët e Pekinit të zhgënjyer që Olimpiada Dimërore do të jetë ngjarje e mbyllur