Sulmuesi i Real Sociedadit, Umar Sadiq pritet të mungojë për pjesën e mbetur të këtij sezoni pas lëndimit serioz të gjurit, të cilin e pësoi në ndeshjen e tij të tretë me fanellën e ekipit spanjoll.
Sociedadi të hënën njoftoi se Sadiq ak një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë dhe patjetër duhet t’i nënshtrohet operimit. Klubi nuk bëri të ditur se për sa kohë pritet që sulmuesi do të qëndrojë jashtë fushës, por sipas mediumeve spanjolle nuk ka gjasa që Sadiq të rikuperohet deri në fund të këtij sezoni. Nigeriani 25-vjeçar u lëndua në humbjen e Sociedadit ndaj Getafes (2:1), ndeshje kjo që u luajt të dielën në kuadër të La Ligas.
Sadiq u transferua te Sociedadi në fund të afatit kalimtar të verës nga Almeria për 20 milionë euro dhe në dy ndeshje të luajtura ka shënuar një gol. Ai ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2028.