Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfundon pa gola pjesa e parë e ndeshjes Prishtina - Drenica

Derbi i javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Pjesa e parë e këtij takimi është mbyllur 0:0.

Në 45 minutat e parë të dyja ekipet kanë luajtur me kujdes të madh në fazën defanzive.

Në minutën e 28-të, është lënduar portieri i Drenicës, Visar Haxhijaj, i cili nuk ka mundur ta vazhdojë ndeshjen.