Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfundon kampionati i 19 i Kosovës në xhudo, klubi “Ippon” merr 13 medalje të arta

Ka përfunduar kampionati i 19-të i Kosovës për Senior e Seniore në Xhudo, që u zhvillua në palestrën sportivo-rekreative Ippon në Pejë.

Klubi i xhudos “Ippon” nga Peja u shpall më i miri me 13-të medalje të arta, “Trepça” nga Mitrovica e fitoi një të artë e 2 të argjendta, kurse “Sankaku” nga Fushë Kosova, e pati një medalje të artë e 1 të argjendtë, raporton emisioni Express në KTV.

Te meshkujt në kategorinë deri në 55 kg, fitues doli Art Veseli i Sankakut, në 60 kg, Arbër Nikqi i Ipponit në 66 kg, Fisnik Hyseni i Trepçës deri në 73 kg, Zymer Zeka i Ipponit deri në 81 kg, Arbër Kullashi i Ipponit, deri në 100 kg, Kushtrim Gashi, dhe në kategorinë më shumë se 100 kg, më i dalluari ishte Shpat Zeka, me të dy të fundit nga klubi Ippon i Pejës.

Konkurrencën e femrave në tërësi e dominuan xhudistet nga klubi Ippon. Erza Muminoviq ishte më e mira deri në kategorinë 48 kg, Fjolla Kelmendi në 52 kg, në 57 kg Fationa Kasapi, në 63 kg Flaka Loxha, në 70 kg Leutrime Krasniqi, në 78 kg Laura Fazliu, ndërsa në kategorinë më shumë se 78 kg, e padiskutueshme ishte Loriana Kuka.

Në këtë Kampionat të Kosovës të organizuar nga Federata e Xhudos në bashkëpunim me Klubin “Ippon”, pjesëmarrës ishin rreth 100 garues, nga rajoni i Pejës, Prishtinës, Mitrovicës, Gjilanit, Llapit, Vushtrrisë, Ferizajt e Prizrenit.