Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfaqësuesja cakton grumbullimin, ndërsa licencimi mbetet pezull

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka nisur të shpërndajë ftesat te lojtarët për dy ndeshjet e ardhshme të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Herët në shtator, më 7 dhe 10, Kosova i luan dy ndeshjet e para në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Në kuadër të grupit 3 të Ligës D të kompeticionit të ri të UEFA-s, Kosova më 7 shtator luan në udhëtim ndaj Azerbajxhanit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Më 10 shtator e pret përfaqësuesen e Ishujve Faroe. Është caktuar që ndeshja të nisë në ora 20:45. Por të paktën deri të dielën nuk është caktuar se ku do të luhet ky takim. Plani i Federatës së Futbollit të Kosovës është që takimi Kosovë - Ishujt Faroe të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Por që të realizohet plani, stadiumi fillimisht duhet të licencohet nga UEFA (Konfederata Evropiane e Futbollit) për ndeshje zyrtare të përfaqësueseve.

Licencimi nga UEFA nuk është bërë deri të dielën mbrëma, ndonëse ndeshja testuese për stadiumin ishte zhvilluar të shtunën e kaluar, ajo e Superkupës mes Dritës e Prishtinës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)