UEFA ka njoftuar zyrtarisht se përfaqësueset pjesëmarrëse në “Euro 2020” do të zgjerohen nga 23 në 26 lojtarë, me një afat regjistrimi deri më 1 qershor.
“Euro 2022” nis më 11 qershor dhe përfaqësueset duhet të regjistrohen deri në dhjetë ditë para fillimit të garës.
UEFA ka njoftuar zyrtarisht skuadrat se mund të përfshijnë 26 lojtarë për “Euro 2020” dhe mund të ndryshohen vetëm deri në ndeshjen e parë.
“Skuadrat e ‘Euro 2020’ do të shfaqin deri në 26 lojtarë”, shkroi UEFA në një deklaratë zyrtare. “Lista e skuadrave do të dorëzohet më 1 qershor, por ekipet do të jenë në gjendje të bëjnë zëvendësime të pakufizuara në rast të dëmtimit të rëndë ose sëmundjes para ndeshjes së parë. Portierët mund të zëvendësohen përpara çdo ndeshjeje”.
Lëndimi dhe sëmundja serioze gjithashtu përfshin hipotezën e infektimit me COVI-19, si dhe atë të një lojtari që ka pasur kontakt të afërt me dikë që rezulton pozitiv.
-
Shpresë për shumë lojtarë, ekipet për Euro 2024 rriten për tre futbollistë
-
UEFA do ta shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të listës së lojtarëve për “Euro 2024”
-
Vetëm 23 lojtarë për secilën skuadër në Evropianin 2024
-
Në Evropianin e futbollit këtë verë lejohen 26 lojtarë për skuadër
-
UEFA po konsideron lejimin e skuadrave të zgjeruara në “Euro 2020”