Ekipeve përfaqësuese në Evropianin e futbollit këtë verë do t’u lejohen nga 26 lojtarë, ndryshe nga herët e kaluara kur lejoheshin nga 23 lojtarë, raporton BBC.
Ndryshimi është bërë për të zvogëluar barrën te lojtarët pas një stinori të gjatë në nivel të klubeve, pas problemeve të shkaktuara nga pandemia.
Po ashtu do të ndihmojë seleksionuesit në rast se ndodh ndonjë rast pozitiv me koronavirus gjatë Evropianit.
Vendimi, i marrë nga Komiteti i përfaqësueseve nacionale të UEFA-s të hënën, duhet të ratifikohet, por nuk pritet të përballet me ndonjë kundërshtim.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetëm 23 lojtarë për secilën skuadër në Evropianin 2024
-
Përfaqësueset zgjerohen në 26 lojtarë për “Euro 2020”
-
Shpresë për shumë lojtarë, ekipet për Euro 2024 rriten për tre futbollistë
-
UEFA insiston për më shumë respekt ndaj arbitrave në Euro 2024
-
UEFA do ta shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të listës së lojtarëve për “Euro 2024”