Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perezi heziton të flasë për Haalandin dhe Mbappen

Kylian Mbappe ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madridi në dy vjetët e fundit. Por, francezi vendosi që ta vazhdojë kontratën me PSG-në deri në vitin 2025.

Në ditët e fundit është raportuar se Erling Haalandi i Manchester Cityt është objektiv i Realit në momentin kur do të largohet Karim Benzema.

Për Haalandin dhe Mbappen, ka hezituar të japë shumë detaje presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

“Sinqerisht, nuk e kam idenë (për klauzolën e Haalandit). Ne kemi lojtarët më të mirë në botë në Real Madrid. Nuk ka kuptim të flasësh për të (Mbappen). Kemi Rodrygon dhe Vinciusin, ata janë dy lojtarë kryesorë”, tha Perez.