Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perez thotë se Bale nuk është në shitje

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka thënë se Gareth Bale nuk është në shitje.

Bale është lidhur me një kthim në Premier Ligë, me Manchester Unitedin që ka shprehur interesim për shërbimet e tij, transmeton Koha.net.

Kur është pyetur për mundësinë e largimit të Balet, Perez për Champions Total ka thënë se, “nuk i mendoj gjatë ato gjëra”.

“Bale është i Real Madridit, jemi shumë të kënaqur me të dhe ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”, shprehet Perez.

Artikuj të ngjashëm