Karateistët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë të enjten do të përballen ndërmjet vete në kampionatin Evropian, në konkurrencë ekipore, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Por, te Kosova e shohin të padëshiruar përballjen me Shqipërinë. Është përzgjedhësi i Kosovës, Isak Curri që të mërkurën për KOHËN ka thënë se nuk është mirëpritur aspak dueli kundër karateistëve të Shqipërisë.
“Nuk është mirëpritur dueli me Shqipërinë ose shkurt nuk është i dëshirueshëm të përballemi me karateistët e Shqipërisë. Por, ne kemi obligim t’i mbrojmë dhe ta prezantojmë shtetin tonë edhe përballë Shqipërisë”, ka thënë Curri.
Kosova ka udhëtuar në Poreç të Kroacisë me 14 karateistë.
Artikuj të ngjashëm
-
Dëshpëron Kosova, mposhtet nga Shqipëria
-
Kosova synon tjetër fitore ndaj Shqipërisë
-
Shpallet lista e Kosovës për ndeshjet me Shqipërinë dhe Sllovakinë
-
Shqipëria fton tifozët për përkrahje në ndeshjen ndaj Izraelit, shumë komente kundër
-
Karateistët e Kosovës nuk fituan asnjë luftë në ditën e dytë të Evropianit