Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për vetëm disa minuta shiten të gjitha biletat për ndeshjen Juventus - Barcelona

Torino, 31 mars – Vetëm pak minuta mjaftuan që të shiten të gjitha biletat e nxjerra në shitje për ndeshjen futbollistike Juventus-Barcelona, të vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, raporton AA.

Më 11 prill në Torino, “Zonja e Vjetër”, do të presë në fushë të saj “gjigandin katalunas”, ndërsa që tani janë shitur të gjitha biletat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vlen të theksohet se biletat nuk dolën fare në të ashtuquajturën “shitje të lirë”, meqë të njëjtat u blenë nga anëtarët e klubit në një procedurë të veçantë.

Kapaciteti i stadiumit të Juventusit është mbi 41.000 ulëse.

Përballja e sivjetme mes Juventusit dhe Barcelonës do të jetë reprizë e finales së Ligës së Kampionëve nga vitit 2015.

Atëherë në stadiumin Olimpik në Berlin, Barca triumfoi me rezultatin 3:1, duke marrë titullin e pestë të kampionit evropian.