Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për Pelen e ri po luftojnë shumë skuadra

Skuadra të njohura evropiane janë në garë të fortë për të siguruar shërbimet e 15-vjeçarit brazilian, që po vlerësohet si Pele i ri në Brazil.

Barcelona, Real Madridi, Liverpooli dhe Manchester City janë duke u munduar që ta bindin sulmuesin Endrick, që t’u bashkohet skuadrave të tyre.

Endrick është pjesë e skuadrës Palmeiras ku është zhvilluar si lojtar. Ai e vazhdoi kontratën me skuadrën braziliane deri në nëntor të vitit 2024.

Rritja e tij si futbollist në moshë kaq të re ka bërë që ta marrë vëmendjen e gjigantëve të futbollit.

Në sezonin aktual, ai ka shënuar gjashtë gola në shtatë paraqitje për të rinjtë e Palmeirasit.