Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për pak orë, 11 mijë bileta të shitura për ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe

Rreth 11 mijë bileta janë shitur për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Ishujve Faroe.

Lajmin e ka bërë të ditur për Koha.net, zyrtarja për medie e Federatës së Futbollit e Kosovës, Diturie Hoxha.

Në shitje kanë qenë 12677 bileta, që i bie se për pak orë janë shitur gati 90 për qind e biletave.

Ky do të jetë takimi i parë i Kosovës si vendas në këtë Ligë. Ndeshja zhvillohet më 10 shtator me fillim prej orës 20:45 në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Biletat kanë kushtuar nga 2 euro si më e lira e deri në 50 euro për ulëset VIP.