Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur drejtuesit e Shoqatës Bjeshkatare-Alpiniste “Shkëmbi” të udhëhequr nga kryetari Mensur Gashi, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Pesë anëtarë të kësaj shoqate, për nder të jubileut të 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2018, synojnë të pushtojnë Majën e Kilimanxharos, në Tanzani të Afrikës, konkretisht “Uhuru Peak” (Majën e Lirisë), në një lartësi mbidetare prej 5895 metra.
Ky aktivitet i natyrës sportive e promovuese mbështetet nga MKRS-ja dhe realizohet në kuadër të agjendës për shënimin e 10-vjetorit.
Gashi me këtë rast u informua për planet dhe detajet e kësaj ekspedite si dhe për aktivitetet tjera që realizon shoqata “Shkëmbi”.
“Ekspedita e alpinistëve tonë për ‘pushtimin’ e Kilimanxharos është një aktivitet i rëndësishëm në kuadër të agjendës së ngjeshur që ka përgatitur shteti ynë për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Është një nder që shteti ynë të promovohet në Afrikë në këtë datë të shënuar”, u shpreh ministri.
-
U ngjit në Kilimanxharo, synimi i Armend Ahmetit është Everesti
-
Sportistët optimistë për medalje në Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë
-
Haradinaj takon Arineta Mulën, e falënderon për promovim të Kosovës
-
Alpinistë nga Shqipëria dhe Kosova urojnë Pavarësinë nga mali i Pashtrikut
-
Gashi: Personat me aftësi të kufizuara do t'i bëjmë pjesë të barabartë të shoqërisë