Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për herë të parë tregohet kartoni i bardhë në futboll

Kartoni i parë i bardhë i futbollit është shfaqur gjatë një ndeshjeje derbi në ligën e femrave të Portugalisë, në të cilën janë përballur Benfica dhe Sportingu i Lisbonës.

Kartoni u dha për të njohur lojën e ndershme gjatë ndeshjes - në këtë rast të dy ekipet mjekësore kishin nxituar për të ndihmuar një tifoz në tribunë. Kjo është hera e parë në historinë e futbollit që kartoni i bardhë është shfaqur. Këtë e bëri gjyqtarja Catarina Campos.

Publiku në tribuna e mirëpriti këtë veprim të gjyqtares dhe e duartrokiti. Kartonin e verdhë, ajo ia tregoi dy stafeve mjeksore. Ndeshja që u fitua nga Benfica 5:0, po ashtu ka thyer rekordin e shikueshmërisë në kampionatin e femrave në Portugali. Në tribuna ishin të pranishëm 15.032 tifozë.